Sport
Reagimi i Giovanni Simeones është epik, ja si reagoi kur mësoi se skuadra e babait të tij fitoi në fund
Demokracia
14:08 | 08 Shtator 2022

Share:

Napoli i Luciano Spallettit mposhti Liverpoolin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Djali i madh i trajnerit të Atl.Madrid Cholo Simeone, Giovanni Simeone, shënoi golin e tretë, duke përmbushur kështu ëndrrën e tij për të luajtur dhe shënuar në Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, djali i madh i Diego Pablo Simeone la një reagim spektakolar dhe të papërmbajtshëm pasi mësoi për golin e Griezmann që i dha fitoren Atlético de Madrid kundër Porto.

Pas ndeshjes, sulmuesi po jepte intervistën e zakonshme për mediat, teksa në një moment në ekranin e stadiumit “Maradona” shfaqet rezultati që Atletico Madrid ka arritur të shënojë gol në minutat shtesë ndaj Portos.

Të ngjashme