Sport
Reagimi i çmendur i Henryt, Carragherit dhe Richardsit pas golit të vonshëm të Acerbit ndaj Barcelonës
Demokracia
16:11 | 07 Maj 2025

Share:

Një video tregon reagimin e çmendur nga ana e komentatorëve të CBS Sports, Thierry Henry, Micah Richards dhe Jamie Carragher, ndaj golit dramatik të barazimit të Francesco Acerbit në ndeshjen Inter-Barcelona.

Mbrojtësi italian shënoi një gol në fund të ndeshjes për ta dërguar në vazhdime ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Ishte një përpjekje e dëshpëruar për të barazuar rezultatin vetëm pak minuta pas golit të Raphinhas për katalunasit tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ish-yjet e futbollit, tani komentatorë të CBS Sports, Henry, Richards dhe Carragher, nuk mund t’u besonin syve kur qendërmbrojtësi italian me përvojë e habiti Wojciech Szczesnyn dhe mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar në kohën shtesë.

Henry, një ish-sulmues i Barcelonës dhe Arsenalin, madje pyeti: “Çfarë po bënte ai atje?”, teksa reagimi i tyre është bërë viral tashmë.

Të ngjashme