Lajme
Reagime të shumta në Kosovë pasi që Donika Gërvalla u bë “horë” në Dubrovnik me deklaratën kundër BE-së
Demokracia
21:12 | 08 Korrik 2023

Share:

Ehat Miftaraj, njohës i sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka postuar një koment ironik në Facebook, duke thënë se Donika Gërvalla dhe Besnik Bislimi janë ministrat më të suksesshëm në qeverinë e kryeministrit Albin Kurti. Ai ka dërguar një “përshëndetje” për ministrat për – siç ka thënë ai – “kurajon dhe guximin për të marr dhe ndarë “sukseset” e përbashkëta”.

“Për mua Donika Gërvalla dhe Besnik Bislimi janë ministrat më të “suksesshëm” në qeverinë Kurti.

I përshëndes këshilltarët dhe ekipet e tyre respektive për kurajon dhe guximin për të marr dhe ndarë “sukseset” e përbashkëta” – ka thënë ai.

I irrituar me deklaratën e Gërvallës sot në Dubrovnik është shprehur edhe analisti Blerim Latifi.

Latifi ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se dëmtohet imazhi i Kosovës, dhe vetë reputacioni i kryediplomates.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova nuk mund të tallet me BE-në, derisa theksoi se “Tigri prej letre”, është slogani i Mao Ce Dunit, figurë politike e komunizmit kinez.

“Bashkimi Evropian mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo duke u shërbyer me fjalor politik kinez. Sepse jo vetëm që nuk arrijmë gjë me këtë lloj fjalori, por, përkundrazi, mund të dukemi edhe qesharakë.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Latifit:

Ministrja jonë e jashtme, Donika Gërvalla, e paska quajtur Bashkimin Europian “një tigër prej letre”.

Kjo është një deklaratë e dëmshme për reputacionin diplomatik të Gërvallës dhe rrjedhimisht edhe për imazhin e Kosovës.

Pse?

E para, sepse ne nuk jemi në aso pozite sa të tallemi me dikënd duke i thënë “je tigër prej letre”, aq më pak Bashkimit Europian.

E dyta, sepse në gjuhën diplomatike “tigri prej letre” është figurë politike e komunizmit kinez, është sllogani ma i dashur i Mao Ce Dunit, i cili, sa herë i nxirrin parasysh fuqinë amerikane, thoshte se “Amerika është tigër prej letre”.

Bashkimi Europian mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo duke u shërbyer me fjalor politik kinez. Sepse jo vetëm që nuk arrijmë gjë me këtë lloj fjalori, por, përkundrazi, mund të dukemi edhe qesharakë.

E të dukesh qesharak në diplomaci, është dëm shumë i madh.

……………………………………………

Por çka ndodhi sot në Dubrovnik?

Zëvendëskryeministrja dhe kryediplomatja Donika Gërvalla aktualisht po merr pjesë në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku të pranishëm, janë edhe emisarët Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak.

Ndonëse pyetja që iu bë ishte për marrëveshjet e fundit me Serbinë, tensionet në veri, dhe marrëdhëniet me aleatët, Gërvalla vendosi ta sulmojë BE-në.

“Pyetja kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është dhe që ne e pyesim vetën është: A mundet Bashkimi Evropian dhe a ka unitet BE-ja të garantoj dhe sigurojë paqe në Evropë? Unë vlerësoj që BE-ja nuk munden, dhe njëjtë ka thënë edhe një analist gjerman para disa ditësh, sepse nuk është e aftë të ofrojë siguri, arsyet dihen. Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letër kur vjen puna te siguria.” – deklaroi fillimisht ajo, përcjell

Ministrja e Qeverisë Kurti më tej vendosi të tregojë disa statistika, të cilat sipas saj, shfaqin mosbesimin e qytetarëve në BE.

“Në dy vitet e fundit, mosbesimi dhe skepticizmi në kapacitetin e diplomacisë së BE-së, në vendin tonë ka shpërthyer në 30 pikë, derisa në 2021, rreth 50 për qind i thanë Qeverisë tonë mos bëni kompromis për Asociacionin, ndërsa në 2023, kjo ishte 80 për qind. Në vitin 2021, rreth 50 për qind, thanë mos bëni kompromis në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në 2023, kjo ishte 84 për qind.” – ka thënë ajo. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme