Kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e edicionin të ri në futbollin kosovar, derisa duket se klubet tona kanë jo pak telashe. Kjo përshtypje krijohet pas një reagimi të ashpër që ka bërë ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, shkruan Demokracia.com.
Ai përmes një postimi në Insastory ka kritikuar drejtuesit e klubit duke thënë se tash e një kohë të gjatë e ka mbuluar heshtja këtë skuadër.
“Mëngjesin e nisa duke lexu pak për sportin ne bregdetin shqiptar dhe thash mos po shoh rastësisht diçka për KF Drenicën, po as këtu nuk gjeta diçka. Taman siç nuk kam asnjë info qysh nga 24 maji i 2022 kur veç u mbyll edicioni me ndeshjen e fundit kundër Feronikelit. Ku është plani? Ku janë reformat? Ku është organizimi? Ku janë financat? Ku është drejtori sportiv pa identitet? Ku është kryesia e lodhët apo ende nuk i keni marrë sugjerimet nga politika o ju servila të KF Drenicës”, ka shkruar Lushtaku. /Demokracia.com