Brendet e automobilave dhe videolojërave, Lexus dhe Razer, kanë bashkuar forcat për të sjellë në skenë një mrekulli teknologjike të quajtur Razer Lexus TX.
Ky i fundit është projektuar për të ofruar përvojën më të fundit të videolojërave për një maksimum prej gjashtë personash.
Automjeti i pazakontë u prezantua në Las Vegas, në ceremoninë e Çmimeve Esports.
Gjithashtu është krijuar një logo e re posaçërisht për të, dhe çdo skaj i saj është veshur me drita dhe panele LED të gjelbër.
Bob Pisunko, drejtor i marketingut të Razer në SHBA, theksoi se automobili i videolojërave janë plotësisht funksionale edhe brenda, dhe nuk kanë vetëm ndryshime të thjeshta kozmetike.
“Ka katër karrige në rreshtin e dytë dhe të tretë, dhe ne jemi të nderuar që Lexus ka zgjedhur Razer për komoditetin e atyre që do të ulen në këtë makinë lojërash”, shtoi ai.