Lajme
Raundi i tretë do të jetë takim “kokë më kokë” Putin e Zelensky? Palët: Mund të zhvillohet nesër ose pasnesër
Demokracia
18:13 | 04 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Raundi i tretë i bisedimeve pritet këtë fundjavë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga pushtimi i Moskës.

“Ka gjasa të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha këshilltari i Presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, raporton BBC.

Raundi i parë i bisedimeve pa zyrtarë nga të dyja palët, që u mbaj në kufi me Bjellorusinë, patën shumë pak përparime, ndërkohë që bombardimet ruse vijuan, transmeton Demokracia.com.

Në takimin e dytë ndërmjet zyrtarëve, Rusia ra dakord për nevojën për armëpushim të përkohshëm në korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga luftimet. Por Ukraina tha se ky rezultat nuk ishte rezultati që priste.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar më herët presidentit rus Vladimir Putin bisedime kokë më kokë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës./Demokracia.com/

Të ngjashme