Lajme
Rasti në Pejë, 51-vjeçari i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
Demokracia
11:11 | 23 Maj 2024

Share:

Nga plagosja e mbrëmshme në Pejë, njëri nga ta vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK ka thënë për Reporteri.net se intervinimi ndaj 51-vjeçari ka zgjatur nga mbrëmë deri në orët e mëngjesit.

“51 vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ku intervenimi i tij kirurgjik ka zgjatur që nga mbrëmë deri sot në mëngjes”, tha fillimisht Uka.

Uka ka treguar se plagët e 51-vjeçarit janë në pjesën e poshtme të barkut, e poashtu ka dëmtime të kockës edhe në anën e majtë të këmbës.

Se gjendja e tij vazhdon të jetë po e rëndë e tha shefi i intensivës në QKUK.

“Po njëri nga të plagosurit është në Klinikën Intensive duke u trajtuar. Plagët janë në regjionet e poshtme të barkut (abdomenit) që kanë përfshi lëndimet të enëve të mëdha të gjakut, dëmtime të kockës në këmbën e majtë të cilat kanë qenë shumë gjakderdhëse…Pacienti vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pacienti i është nënshtruar intervenimit kirurgjik i cili ka zgjatur nga mesnata deri në orët e mëngjesit”, tha Uka për Reporteri.net.

Lidhur me rastin, një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa i dyshuari kryesor për rastin ndodhet në arrati.

Policia sot në mëngjes ka shpallur në kërkim, 21-vjeçarin, Agron Gashi, recidivist i veprave penale.

Është raportuar se tre të plagosurit janë familjarë mes vete.

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024