Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot ka komentuar ekstradimin e mundshëm të dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kosovë, e që janë dënuar për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë në Shkup, në vitin 2012, shkruan Alsat.
Mariçiç theksoi se ka kërkesë aktive për ekstradimin e të njëjtëve, por që në fillim duhet të vendos Gjykata Supreme në Kosovë.
“Ne kemi kërkesë aktive për ekstradim. Informacionet nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë është se Gjykata Supreme në Kosovë duhet të vendos nëse do të ndodh ky ekstradim. Kemi dorëzuar të gjitha provat dhe të gjitha mundësitë e të dënuarve, sepse disa prej tyre janë dënuar në mungesë…që të kërkojnë përsëritjen e procesit. Vendimi më tej i përket autoriteteve kosovare”, deklaroi Mariçiç.