Lajme
Rasti korruptiv “Brezovica”, LVV-ja suspendon Berat Lahun
Demokracia
18:22 | 23 Shtator 2022

Share:

Nga aksioni “Brezovica 6”, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, njëri nga ta është edhe Berat Lahu asamblist nga VV-ja, parti kjo e cila ka suspenduar Lahun menjëherë pas rastit

Një muaj paraburgim u është caktuar shtatë të arrestuarve të fundit për rastin “Brezovica 6”, në mesin e tyre edhe Berat Lahut të Vetëvendosjes.

Por, kjo parti e ka suspenduar atë nga pozita aktuale por edhe partia.

“Pretendimet lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat, dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve, dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet, anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje për Dukagjinin

Shtatë të arrestuarit në këtë aksion dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”,  “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”

Gjykata, njofton se B.L., është i dyshuar për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Në njoftimin nga Gjykata thuhet se me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme