Lajme
Rasti Klan Kosova, AGK thërret protestë për nesër
Demokracia
07:50 | 30 Korrik 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

AKG-ja ka bërë të ditur se protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën.

Të ngjashme