Mëngjesin e sotëm një aksion i madh policor u zhvillua në Kaçanik, që lidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.
Në këtë aksion Klankosova.tv mëson se janë arrestuar deri në tetë persona.
Për të dhënë detaje Prokuroria Themelore ka thirrur konferencë me fillim nga ora 11:30.
“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.