Lajme
Rasti i vëllait të Luan Dalipit, Cakolli: Energjia po ndriçon për pushtetarët, neve na mbetet vetëm drita e telefonit
Demokracia
20:18 | 30 Maj 2025

Share:

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për licencë të shitjes së rrymës.

Cakolli ka thënë se rasti në fjalë nuk ka të bëjë me fat, dhe se, siç ka deklaruar ai, fati i familjarëve i shkruar nga pushteti është ‘‘një rrugë e shkurtër drejt miliona eurove’’.

Postimi:

Prej “familjarët janë për dasma”, tek “familjarët i kanë plotësuar kriteret”, e deri te “familjarët le të provojnë fatin”… çfarë kapërcimi orwellian!

Vetëm se situata e fundit nuk ka të bëjë me fat. Sepse fati i familjarëve – i shkruar nga pushteti – dihet tashmë: një rrugë e shkurtër drejt miliona eurove, me lidhjet e duhura.

E derisa energjia (ky sektor i ëndërrave) po ndriçon për pushtetarët, sidomos për ata brenda rrethit të ngushtë, neve qytetarëve na mbetet vetëm drita e telefonit për të parë skandal pas skandali, e shtrenjtim pas shtrenjtimi. /GazetaExpress

Të ngjashme