Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar që anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media të japin dorëheqje nëse bien pre e presionit të qeverisë për Klan Kosovën.
Ajo ka thënë se Klan Kosova është mediumi i cili bëri që bota të kthej sytë nga Kosova kur duhej më së shumti.
“Në qoftë se Qeveria ka arritur t’ju bind që ta shikoni Klan Kosova-n vetëm si medium me një pronar shqiptar me pasaportë serbe në Maqedoni, atëherë ju jeni bashkëfajtorë në mbështetjen e një mendësie për zhdukjen e të cilit të parët tanë dhanë jetë, e bota ktheu sytë nga ne”.
“Klan Kosova është e mbushur me gazetarë të guximshëm që e kanë kundërshtuar pikërisht atë lloj regjimi kur nuk kishin pseudopatriotë Facebook-u për t’i mbështetur. E në qoftë se dëshmohet çfarëdo veprimi nga Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM si rezultat i presionit të pushtetit, atëherë ata anëtarë duhet të shkarkohen”, ka thënë Kica-Xhelili.