Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka bërë me dije se për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore duhet të intervistohet edhe zëvendëskryeministrit i parë në detyrë, Besnik Bislimi.
Ai ka treguar se një gjë e tillë duhet të bëhet për t`u zbardhur e vërteta rreth këtij rasti, për të cilin dje është intervistuar ministrit në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecili.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se për këtë rast vetë ministri Peci në një intervistë e kishte përmendur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Në mënyrë që të zbardhet e verteta e plote ne rastin e Ministrise se Bujqesise dhe te menjanohen krejte dyshimet, PSRK do duhej te sqaronte edhe rolin e Besnik Bislimit dhe Ministrise se Drejtesise lidhur me dhenien me qera te prones publike. Nuk po konstatojme fajesine apo pafajesine a askujt, vetem se eshte interes I publikut te sqarohen edhe pretendimet publike te Ministrit Peci per rolin e Besnik Bislimit dhe MD-se ne kete proces”, ka shkruar Miftaraj.