Pesë persona janë arrestuar të shtunën në Prishtinë, të cilët dyshohet se ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Policia e Kosovës në një përgjigje për Demokracia.com ka thënë se dy prej tyre janë shtetas kosovar dhe tre serbë.
“Me datë 26/02/2022, Policia e Kosovës ka ndaluar pesë (5) persona; dy (2) shtetas kosovar dhe tre (3) shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve janë duke u bërë verifikimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Për procedurat e mëtejshme jemi në konsultim me Prokurorin kompetent derisa të kryhen verifikimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e policisë për Demokracia.com.
Kujtojmë se Policia e Kosovës në mbrëmje ka arrestuar tre shtetas serbë, D. Dolasevic, V.Jankovic dhe D. Dolasevic, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një lokal tjetër në Prishtinë. Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se përveç saj, të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh. Të njëjtat burime thonë për KP se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së janë gati për të marrë veriun e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
U arrestuan duke blerë uniforma të UÇK-së, njëri nga serbët ka lidhje me MPB të Serbisë
Arrestohen tre serbë duke blerë uniforma e emblema të UÇK-së në Prishtinë