Lajme
Rasti i 11-vjeçares, protestuesit kërkojnë shkarkimin e “gjykatësve patriarkalë”
Demokracia
13:01 | 05 Shtator 2022

Share:

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka vazhduar protestën për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje sot edhe para Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pasi protestuan para Qeverisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë e qytetarë kërkuan “shkarkim të gjykatësve patriarkalë”.

“Poshtë gjykata patriarkale”, “Prokuroria i ka duart me gjakun e çikave”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Protesta vjen pas rastit të një 11-vjeçarje, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht për shtatë orë radhazi nga pesë persona. Te gjithë këta, përfshirë edhe të mitur ndodhen në paraburgim prej 30 ditëve. /Kp

Të ngjashme