Lajme
Rasti i 11-vjeçares, Policia do nis hetim për neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë
Demokracia
23:00 | 04 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës do të hetojë neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Pas bërjes publike të këtij rasti, Demokracia.com raportoi se vajza e mitur edhe më parë kishte qenë viktimë e trafikimit dhe keqpërdorimit seksual.

E mitura në gusht u dhunua nga pesë persona, por më pas u raportua se seksualisht ishte dhunuar edhe në qershor, nga gjashtë persona.

“IPK ju konfirmon se kemi filluar një hetim paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhenca eventuale të zyrtarëve policorë në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Express.

Rasti i 11-vjeçares ka alarmuar opinionin kosovar.

Janë organizuar protesta në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

11 të dyshuarit janë arrestuar dhe hetimi për rastin është duke vazhduar edhe më tutje.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Dyshimet se 11-vjeçarja ishte trafikuar edhe më herët e “çuan” në shtëpi Samedin Mehmetin, priten ndryshime të tjera në Polici

Të ngjashme