Lajme
Rasti Gogaj, Kryesia e Odës së Avokatëve në Pejë: Organet shtetërore të marrin veprime ligjore pas kanosjes së avokatit Tafa
Demokracia
21:03 | 10 Shtator 2022

Share:

Kryesia e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës(OAK), pas mbledhjes së jashtëzakonshme, ka reaguar duke shprehur shqetësimin e tyre për kanosjen e avokatit Liridon Tafa, ku ky i fundit pretendon se u kanos nga i akuzuari Shaban Gogaj, pasi pranoi të përfaqësonte sipas detyrës zyrtare.

Një reagimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Kryesia ka kërkuar nga organet shtetërore që të marrin të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e avokatëve.

“Kryesia e Degës Regjinale shpreh shqetësimin e thellë për kanosjen ndaj anëtarit të saj avokatit Liridon Tafa dhe kërkon që nga institucionet relevante që të marrin veprime të caktuara për t’i mbrojtur avokatët”, thuhet në reagimin e OAK-Pejë

Në këtë reagim kërkohet edhe takim me kryetarin e Gjykatës së Pejës, Armend Berisha dhe kryetaren e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova që të diskutohet për rastin në fjalë.

Kryesia e OAK –Pejë përmes këtij reagimi kanë kërkuar nga Gjykata e Pejës që të mos kërkoj caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare nga Dega Regjonale në Pejë por kjo kërkesë të parashtohet Odës së Avokatëve në Prishtinë.

“Në këtë çëshje penale janë ndëshkuar disa avokat dhe në rastin e fundit është kërcënuar direkt avokati në gatishmëri Liridon Tafa dhe i njëjti nuk mund të jetë objektiv në këtë çështje penale, pasiqë ka ndryshuar raporti i dyshuar –i dëmtuar. Nga këto rrethana kërkojmë nga Gjykata që të mos kërkojë caktimin e asnjë avokati ex-officio nga Dega Regjonale në Pejë, derisa të krijohen kushtet dhe të sigurohet avokati që do të merr pjesë në seancë që ndaj tij të mos dënohet dinjiteti dhe siguria e avokatit në procedurë”, thuhet në reagimin e OAK-Pejë.

Ndryshe, në këtë reagim është kundërshtuar edhe kërkesa e kryetares së trupit gjykues, pasi sipas reagimit Gjykata është e obliguar të kontakoj zyrën e OAK-së për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.

Të ngjashme