Lajme
Rasti Dehari: SHKK largon nga puna dy zyrtarë, Burim Buleshkaj dhe Dastan Zogaj
Demokracia
17:20 | 22 Shkurt 2023

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, Burim Buleshkaj dhe Zyrtarin Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren, Destan Zogaj.

Përmes një postimi në Facebook të SHKK-së, thuhet se ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se përfundimisht ka larguar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.
Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore.

Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna.

Të ngjashme