Lajme
Rasti Dehari: Albulena Haxhiu dëshmon nesër para Prokurorisë Speciale
Demokracia
22:42 | 19 Nëntor 2023

Share:

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ministrja Albulena Haxhiu, nëser në ora 10:00 do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale për rastin e Astrit Deharit.

Sipas njoftimit të MD-së, Haxhiu nesër do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshmi në rastin e Deharit.

Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pas kësaj, Haxhiu do të mbajë konferencë për medie në objektin e Ministrisë së Drejtësisë

“Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie.Për orën, mediet do të njoftohen nesër.” – thuhet tutje aty.

Përplasja e VV-së me Prokurorinë Speciale

Duket se “lufta” ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje ose pushtetit politik në përgjithsi dhe Prokuroisë Speciale tashmë ka zbritur në në terren.

Ajo që deri para pak kohësh ishte vetëm “betejë” fjalësh; në medie, e në rrjete sociale, tashmë ështe krejtësisht konkrete.

Pushteti (Presidentja) s’po e dekreton Blerim Isufajn për Kryperokuror të Shtetit. Ministrja Albulena Haxhiu po kërkon që procesi të kthehet në pikën zero.

E në anën tjetër vartësit e Isufajt, prokurorët e Prokurorisë Speciale, vetëm në dy ditët e fundit kanë ndërmarë disa veprime, ndaj eksponentëve të VV-së.

Albulena Haxhiu u ftua të dëshmoj për rastin Dehari, sepse shkroi në Facebook. Zëdhënësit të VV-së Arlind Manxhuka, e asamblistit Egzon Azemi iu bë aktakuzë, për nxitje të përçarjes e urrejtjes, poashtu për shkrimet e tyre në Facebook.

Haxhiu u bë “nervoz” për ftesën e Prokurorisë duke thënë se kërkesa për dëshminë e saj po bëhet pas një shkrimi në Facebook me rastin e 7-vejtorit të vdekjes së Deharit, në të cilin shkrim akuzonte Prokurorinë.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.” – shkroi Haxhiu.

Tutje ajo kritikoi Prokurorin se s’i di punët e tij.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!”- ka shtuar ajo.

Krjet kjo, vjen vetëm pak ditë pasi Haxhiu përgëzoi Presidenten Osmani se nuk s’po e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Manxhuka, Azemi vs Prokuoria

Zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, e asamblisti i kësaj partie Egzon Azemi, kishin kritikuar ashpër prokuorin e gjyqtarin e rastit të ish policit Dejan Pantiq. Kjo pasi Pantiq u pati liruar në arrest shtëpiak, pas masës së paraburgimit.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tyre, për postimet që bën në Facebook.

Dhe atë aktakuzë për nxitje të urrjetjes, përçarjes apo mosdurimit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve AM dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Çka kishin thënë Manxuka e Azemi?

Zyrtarët më të lartë qeveritarë dhe aktivistët e partisë më të madhe në vend patën nisur një fushatë linçuese ndaj gjyqtarit që ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zëvendësimin e masës së Sigurisë nga Paraburgimi në arrest shtëpiak për ish-policin serb që dyshohet për terrorizëm.

Këto vendime të gjyqsorit i konsideruan edhe si akt tradhtie.

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes dhe zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka e cilësoi hiç më pak se “akt-tradhti” vendimin e gjykatës.

Të ngjashme