Lajme
Rasti “Brezovica”| Lirohet nga paraburgimi edhe pronari i “Kashtanjeva Dekor”
Demokracia
21:13 | 04 Prill 2022

Share:

Bedri Halimi, kryeinspektor i Ministrisë së Mjedisit dhe Ismet Asllani, pronar i kompanisë “Kashtanjeva Dekor SHPK”, janë liruar nga masa e paraburgimit, pasi në janar të këtij viti u arrestuan për rastin “Brezovica”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e kanë konfirmuar nga zyra për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Bedri Halimi po dyshohet se si person zyrtar, kryeinspektor i Inspektoratit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, tani MEA, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par.1 të Kodit Penal.

Ndërsa, pronari i kompanisë “Kashtanjeva Dekor SHPK” Ismet Asllani, i cili po ashtu ishte arrestuar në janar të këtij viti, dyshohet se i ka dhënë para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429, par.3 të KPRK-së dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të KPRK-së.

Dy të dyshuarve, iu është caktuar masë e sigurisë, ndalimi për t’u ofruar vendit apo personit të caktuar.

Të ngjashme