Lajme
Rasti “Brezovica”| Asamblistit të LVV-së i konfiskohet telefoni iPhone 11 dhe dy gjësende të tjera
Demokracia
16:45 | 21 Shtator 2022

Share:

Asamblisti i Lëvizjes i Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu është arrestuar të mërkurën në Prishtinë.

Berat Lahu, dhëndri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, u prangos sot në kuadër të aksionit “Brezovica 6”.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit te ai janë gjetur dhe sekuestruar: Certifikatë e pronësisë (10 fletë) · Skicë (1 fletë) dhe · Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Lahu është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 14 tetorit, 2021.

Aksioni “Brezovica 6”, ka përfunduar më herët i cili kishte nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në disa lagje të Prishtinës.

Shtatë persona janë arrestuar në kuadër të këtij aksioni.

Aksioni “Brezovica”| Prokuroria jep detaje për bastisje dhe arrestime në 11 lokacione

Të ngjashme