Lajme
Rastet e vdekjes me COVID-19, janë nga këto komuna
Demokracia
15:29 | 28 Mars 2021

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuar gjatë 24 orëve se kanë vdekur 10 persona të infektuar nga COVID-19

Sipas raporti të IKSHPK-së rastet e vdekjes janë pesë raste nga komuna Prishtinës, një rast nga komuna e Gjakovës, një nga Prizreni, një nga Suhareka dhe një nga Vushtrria, përcjell Demokracia.com.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62, 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda kësaj kohe në Kosovë janë infektuar 914 persona me COVID-19, ndërsa të shëruar, gjatë 24 orëve të fundit, janë 602 pacientë.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 87 mijë e 981 raste nga 414 mijë e 902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 840 raste të vdekjes, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 726./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025