Lajme
Rastësi? Kurti në ditën kur u votua liberalizimi i vizave, e emëroi për drejtore të QKK-së “reperen” që i këndonte diasporës
Demokracia
20:41 | 18 Prill 2023

Share:

Blerta Zeqiri u zgjodh në krye të Qendrës Kinematografike të Kosovës në të njëjtën ditë kur u votua liberalizimi i vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian. 

Zeqiri, si për rastësi, me grupin “Bam” për 1998-ën festive i këndonte Gjermanisë, këngë të dedikuar për kurbet, shkruan Demokracia.com.

“Kurbetxhinjve që kanë pare, vetëm fjala e tyre iu shkon”, është një nga rimat që Zeqiri përdor në parodinë e saj.

Blerta Zeqiri përgjatë të martës ka fituar mandat katër-vjeçar si drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK). Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Kurti e përshkroi Zeqirin, profesioni i së cilës është regjisore, si “një nga emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës”, derisa paralajmëroi edhe reforma në kinematografinë kosovare nëpërmjet saj.

Zeqiri kishte shërbyer si drejtoreshë e Departamentit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës përgjatë mandatit të parë të Shpend Ahmetit, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kur erdhi në këtë pozitë, Zeqiri përmendte ide dhe projekte të tjera, si dhe ndërrim mentaliteti për artin dhe artistët.

Megjithatë, reformat me Blertën nuk ndodhën pasi kjo e fundit dha dorëheqje për “arsye personale” nga posti i drejtoreshës. /Demokracia.com/

Të ngjashme