Sport
Rast i rrallë në futbollin shqiptar, Partizani i Shqipërisë përfitoi 100 mijë euro nga shitja e trajnerit
Demokracia
17:17 | 11 Tetor 2023

Share:

Përveç faktit që Partizani rrezikon dështimin e sezonit për shkak se largohet trajneri pas vetëm pak javësh kampionat dhe tashmë do të duhet të nisë gjithçka nga e para, kjo lëvizje përbën një rekord unik në historinë e futbollit shqiptar.

Është hera e parë në historinë e kampionatit tonë që një klub shet trajnerin. Partizani përfitoi 100 mijë euro nga largimi i Zoran Zekiçit tek Osijeku. Ky transferim kurorëzon një vit të artë për të kuqtë sa u përket shitjeve.

Bashkë me transferimet e Skukës (1.4 milionë euro), Bitrit (150 mijë euro), Dragajt (90 mijë euro) dhe Matondos (600 mijë euro), Partizani ndalet në kuotën e 2.34 milionë eurove të arkëtuara vetëm nga shitjet. Në një rast të ngjashëm, vjet Çelsi i pagoi Brajtonit 22 milionë për Poterin.

Të ngjashme