Lajme
Rast i rëndë në Prizren: Një 30-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje
Demokracia
20:07 | 22 Prill 2025

Share:

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin e Prizrenit pasditen e së martës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Insajderin se një person i moshës përreth 30-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Ai është dërguar në urgjencën e Spitalit të Prizrenit pa shenja jete, sipas Bytyqit.

“Me datë 22.04.2025 rreth orës 16:45  policia ka marre informatën se dyshohet se një person  pa shenja jete është në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në emergjencë nga mjeku kujdestar në emergjencë është informuat se në spital një person mashkull,  rreth 30 vjeçar është pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren.

Bytyqi ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, ku trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Të ngjashme