Lajme
Rasim Demiri: Nuk do të pengojmë formimin e institucioneve
Demokracia
15:55 | 16 Mars 2021

Share:

Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT i komunitetit boshnjak ka thënë se janë pro konstituimit të institucioneve.

Kështu tha Rasim Demiri pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, raporton Demokracia.com.

Demiri tha se nuk biseduan për pozita por vetëm për programin e qeverisë së ardhshme për komunitetin boshnjak.

“VAKAT gjithmonë ka qenë pro formimit të institucioneve. 20 vite ne kemi mbështet dhe punu për këto institucione dhe kemi nënshkruar deklaratën për pavarësi. Besoj që edhe tash do të bëjmë njëjte. Pa marrë parasysh se nuk kemi biseduar diçka për pozita, më shumë fokusi jonë ka qenë për komunitetin boshnjak, ne kemi disa kërkesa që ndërlidhen me komunitetin tonë. Nuk janë kushte, nuk kemi fol konkretisht për vota, por për programin pasi ne kemi pasur programin dhe vet kryeministri është shfaqur i interesuar”, tha ai .

Kujtojmë se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën më 22 mars.

Ndërsa, institucionet e vendit pritet që të formohen javën në vazhdim./Demokracia.com/

Të ngjashme