Sport
Rashkaj reagon pasi Kurtulus refuzoi Kosovën: Sot shumë lojtarë po i shikojnë interesant personale
Demokracia
21:18 | 27 Maj 2022

Share:

Ish-kapiteni i kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka reaguar pas lajmit se futbollisti Edvin Kurtulus e kishte braktisur Kosovën për t’i bashkuar Suedisë, shkruan Demokracia.com.

Rashkaj ka kujtuar me bisedën që kishte me Edvinin dhe shtytjen që ia kishte bërë t’i bashkohet Kosovës U231, ndërsa sot është shumë i befasuar për këtë veprim.

Rashkaj ka thënë se shumë lojtarë sot po e shikojnë interesin personal e jo atë kombëtare.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Anel Rashkajt:

Para 2 Vitev e kom taku Kurtulus edhe i kom than qe me ardh me lu per Kosoven dhe jam gzu kur e kam pa ne u 21 dhe poashtu si kapiten ne u 21 jam befasu me kit vendim qe e ka marr dhe kjo tregon se sod një pjesë e madhe e lojtarve i shikojn interesat personale te karieres së tyre.

Kjo nuk është veq me ekipin ton kjo ndodh edhe ne shum kombtare tjera kshtu që nuk ka nevoj me bo edhe shum panik por duhet të shikojm të punojm edhe më shumë qe ti shmangim kto raste. /Demokracia.com

Të ngjashme