Lajme
Rashit Qalaj aderimi më i ri në PDK
Demokracia
14:03 | 14 Janar 2021

Share:

Aderimi më i ri në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie Enver Hoxhaj përmes një konference për media.

“Qalaj do të kontribuojë në rimëkëmbjen dhe reformimin e sigurisë dhe rendit në Kosovë” tha Hoxhaj.

Nga ana e tij, Rashit Qalaj tha se është i nderuar që nga sot është pjesë e partisë për hartimin e programit të sigurisë.

“Largimi nga policia ka qenë një vendim i vështirë, por mendova që nga politika të ndikoj në përmirësimin e gjendjes për një vend të sigurt sa i përket sigurisë”, tha ai.

Qanaj  për 20 vjet ka qenë i punësuar në Policinë e Kosovës.

Hoxhaj tutje shtoi se Vlora Çitaku është pjesë e kësaj partie dhe pritet të jetë pjesë e listës së garës zgjedhore.

 

Të ngjashme