Lajme
Rashiq: Serbët e Kosovës kanë problem me Vuçiqin
Demokracia
08:50 | 25 Shkurt 2023

Share:

Mbi dhjetë gazetarë nderkombëtar me rastin 15-vjetorit te pavarësisë vizituan Kosovën, perfaqësues këta te mediave botërore, anëtarë të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

Pas një sërë vizitash dhe takimesh me krerët e innstitucioneve vendore dhe ndërkombëtare, delegacioni i gazetarëve nderkombëtare nga Gjeneva janë pritur në takim edhe nga Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar kthimin e afërt të serbëve në zonat urbane.

Rashiq ka theksuar se kthimi në qytetet e Kosovës ka qenë iniciativë e kryeministrit Albin Kurti.

I pyetur nga gazeta zvicerane Le Canton27.ch për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve ministri Rashiq eshte përgjigjur se “Se situata politike dhe ekonomike në Kosovë është stabile. Përveq asaj në veri të Kosovës ku herë pas here ka provokime dhe tensionime të gjendjes ku falë angazhmit të qeverisë dhe komunitetit nderkombëtar sidomos BE-dhe SHBA-ve ajo po c’tensionohet. Kosova po ashtu ka shënuar progres në luften kunder korrupcionit dhe kundër krimit të organizuar. Sa i përket marrëdhënieve mes komuniteteve, ne këtë rast mes serbëve dhe shqiptarëve ato janë shumë të mira. Ne fakt me serbët në Kosovë nuk kemi problem me shqiptarët por me Vuçiqin i cili po përpiqet të manipuloj me ne, përmes disa bandave kriminale në veri. Thënë shkurt qeveria e Beogradit, në vaçanti Vuçiq po bën fushatë me ne për interesa të veta për të vazhduar pushtetin përmes destablitetit në rajon”.

I pyetur rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë në vazhdim ministri Rashiq para gazetarëve botëror ka thënë se “marrëveshjet nuk mund të injorohen dhe nuk mund të zhbëhen sepse, asociacioni në fjalë është themluar me bekimin e krerëve të shtetit para dhjete vitesh ne Bruksel. Në këtë kontekst, themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij”.

Të ngjashme