Lajme
Rashiq për Kosovën dhe Serbinë për 17 shkurt: Duhet ta duam edhe njerkën edhe nënën
Demokracia
17:40 | 15 Shkurt 2023

Share:

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në prag të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur për ndryshimin që 17 shkurti i 2008-ës solli në jetën e tyre.

Ai tha se rrethanat e ndryshuara politike kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e serbëve në Kosovë, deri në atë masë që disa kanë shtetësi të dyfishtë – serbe dhe kosovare – sikur vetë ai.

“Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë, por nëse tashmë jemi të birësuar, atëherë duhet ta duam edhe njerkën edhe nënën tonë”, tha Rashiq për BBC në serbisht.

Ai ishte ministër në Qeverinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe në Qeveri është edhe sot në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti.

Të ngjashme