Lajme
Rashiq paralajmëron: Mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte mund të sjellë tensione dhe konflikt në veri
Demokracia
19:55 | 14 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Pas takimit, Rashiq ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte mund të sjellë tensione dhe përshkallëzim të situatës në veri.

“Unë isha pak më i theksuar se kolegu im, duke thënë se kushte për zgjedhje nuk ka. Pra zgjedhjet si të tilla mund që të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidente dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës”, tha ai, transmeton Ekonomia Online.

Edhe politikani i moderuar serb, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ta shtyjë vendimin për targat.

“Lusë kryeministrin dhe të gjithë ata të cilët janë në zinxhirin e vendimmarrjes, që afati që ka qenë i paraparë për fillimin e shqiptimeve të dënimeve të cilat janë paraparë për sanksionim e njerëzve që vozisni me tabela KM, GL, dhe tabela tjera, të shtyhet për dhjetë muaj, që të gjejmë hapësirë që të mundemi të bisedojmë edhe këtu për zgjedhje në veri apo për çfarëdo zgjidhe taktike strategji dhe afatgjata. Nëse kjo që kemi deri tash nuk vjen deri te një lëvizje apo një mirëkuptimi, më duhet ta theksojë se për fat të keq kam friken se nuk do të arrijmë as të bisedojmë për rezultatet e zgjedhjeve”, tha ai.

Të ngjashme