Nenad Rashiq, ka thënë se sulmuesit kanë përdorur gjuhë të urrejtjes kundër djalit të tij.
Ish-ministri serb, Nenad Rashiq, në një konferencë për medie, ka folur rreth gjendjes shëndetësore të djalit të tij, Nikolla, i cili u rrah dje në Llapnasellë të Graçanicës, raporton Demokracia.com.
Rashiq, po ashtu ka thënë se ky sulm duhet të ketë qenë i organizuar, pasi që disa prej tyre sulmin e kishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.
Sipas Rashiqit, njëri prej personave që ka publikuar në rrejte sociale, gjatë rrahjes e ka sharë me nënë djalin e tij, dhe atë e ka bërë në gjuhën shqipe.
“Ditën e ngjarjes, dje, njëri prej tyre, djali që ka publikuar këto dyja, i është drejtuar djalit tim me një fjalor, që unë paraprakisht duhet t’ju kërkoj falje për fjalët që do i them, por do i citoj si i kanë thënë ata. Ia kanë sharë nënën në gjuhën shqipe “nënën shqiptare”, dhe bazuar në këtë unë si prind dhe si një njeri dua të them se çfarë kuptimi kanë këto fyerje e sharje. Unë mund të them që këtu ka diçka të planifikuar dhe djali im është viktimë”, ka thënë Rakiq. /Demokracia.com/