Lajme
Rashiq i kundërpërgjigjet Vuçiqit pasi e quajti “diller droge”: Je në adresën e gabuar nëse po kërkon mall
Demokracia
17:50 | 23 Shkurt 2023

Share:

Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dabi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, hodhi sërish akuza dhe ofendime ndaj Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ku mes tjerash e quajti edhe “diller droge”.

Ministri Nenad Rashiq pati një kundërpërgjigje për Vuçiqin. “Je në adresën e gabuar nëse po kërkon mall”, tha ai në një prononcim për median serbe “Nova.rs”.

Zoti Vuçiq, nëse jeni i interesuar për mall, më vjen keq, por më duhet t’ju them se jeni në adresë të gabuar, sepse unë nuk di gjë për këtë, por besoj se ju keni kanalet e juaja të informacionit. Gjithashtu, pasi po flasim për këtë, nëse dini për ndonjë ‘dërgesë’ e cila pritet të ndodh, dhe besoj se mund ta dini, të lutem më trego. Besoj se suksesshëm mund ta parandalojmë një iniciativë të tillë kriminale”, ka thënë Nenad Rashiq.

Të ngjashme