Lajme
Rashiq i kërkon Serbisë të lirojë ish-ushtarin e saj, tash drejtor në komunën e Lulzim Hetemit
Demokracia
14:00 | 10 Shtator 2023

Share:

“Situata është dramatike”, tha Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media të dielën, ku foli për arrestimin e Nikolla Radomiroviq, ish-ushtar në Ushtrinë e Serbisë në kazermën e Rashkës deri para se të bëhej drejtor në Komunën e Leposaviqit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht në kabinitetin e Lulzim Hetemit; ky i fundit i vetëmbyllur në ndërtesën komunle tash e më shumë se tri muaj.

Rashiq foli gjerë e gjatë për ndalimin e Radomiroviqit nga pjesëtarë të BIA-s serbe ditën e djeshme, ku shpjegoi se fillimisht u ndalua për rreth katër orë, për t’u bartur në stacionin policor të Rashkës, e ku u mbajtë për dhjetëra orë të tjera. “Sipas informacioneve që kemi do të mbahet deri të hënën”, tregoi Rashiq, ku si arsye të dhënë nga autoritetet serbe tha të jetë kështu për shkak të “mungesës së një gjyqtari”.

Rashiq, njëjtë si Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kërkoi “lirimin urgjent” e ish-ushtarit serb të Rashkës tash drejtor në kabinetin e Lulzim Hetemit të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ndalimi i tij përbën veçse vazhdimësinë e “metodave shtantazhuese” të kahershme të Beogradit.

“Njëra prej elementeve që e kanë ngarkuar ka qneë një aktveprim kriminal, kallëzim penal, shkeljen e të ashtuquajturit rend kushtetues (të Serbisë). Në këtë aspekt e kanë mbajtur tërë ditën e djeshme; kjo është ‘arsyeja’. Nikolla ka qenë bashkë me të fejuarën e cila po ashtu ka pasur malltretime të ashpra”, tha Rashiq para gazetarëve.

Rashiq, e vendosi arrestimin e Radomiroviqit në paralele edhe me veten, ku tha se qe 7-8 vite është “kronologjia e njëjtë” e ndalimin nga BIA, ku edhe shpjegoi rastet vetanake të ndalimit arbitrar; të këshilltares së tij politike, Rada Trajkoviq; por edhe të djalit të tij.

“Krejt kjo që po them është se kemi arritur në kulm të situatës, ku secili prej neve që mendon ndryshe nga regjimi radikal ekstrem (i Beogradit), bëhet cak i veprimeve të vrazhda, jonjerëzore dhe spekuloze”, tha ministri Nenad Rashiq.

Njëjtë si Sveçla, edhe Rashiq tha se “duket të jetë hakmarrje…për shkak të sukesit të institucioneve të Kosovës” referuar mbajtjes së Lojërave Mesdhetare Prishtina 203.

Xhelal Sveçla, reagoi dje (por edhe njoftoi) në Facebook për arrestimin e Radomiroviq nga shteti i serb – ushtar i të cilit shtet Radomiroviq ishte deri para se të bëhej drejtor nga Vetëvendosja në Komunën e Leposaviqit – ku ka kërkuar “urgjentisht të lirohet”.

“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Kush është Nikolla Radomiriviqi, ish-ushtari serb?

Nacionalja, muaj më parë, pati raportuar për Radojica Radomiroviqin, ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugosllave edhe gjatë kohës së luftës së llahtarshme në Kosovë. Pastaj pati raportuar për të birin e tij, Nikollën. Babë e bir dolën se kishin pasur dy gjëra të përbashkëta – shërbimin në ushtrinë serbe në të kaluarën e tyre, dhe shërbimin në të tashmen në institucione të Republikës së Kosovës gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

I biri i Radoica Radomiroviq, Zëvendës-Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nikola Radomiroviq, u emërua nga Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, drejtor në njërën nga drejtoritë komunale. Kështu kishte njoftuar më 4 korrik Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Nga sot, Violeta Sakiç, Nikolla Radomiroviq, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinitetit të Kryetarit Lulzim Hetemi,” – pati njoftuar ministër Elbert Krasniqi.

Të ngjashme