Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili ishte ministër në Qeverinë Kurti 2, ka thënë se komuniteti serb do të jetë i përfaqësuar në qeverinë që do të formohet.
Rashiq përsëriti se do të votojë si për zgjedhjen e kryeparlamentarit si për qeverinë.
I pyetur nëse do të kenë pozita udhëheqëse në ministri, ai u shpreh optimist.
“Sa më përket mua, apo përfaqësimit të komunitetit serb besoj që po”, tha ai.