Sport
Rashica vazhdon të vuajë, nuk aktivizohet fare në fitoren e Galatasarayt
Demokracia
21:05 | 16 Shtator 2022

Share:

Milot Rashica u transferua me shumë bujë nga Norëichi te gjiganti turk Galatasaray, me synime që do të ketë minutazh në fushë, por gjërat në fillim nuk japin sinjal e të mira, shkruan Demokracia.com.

Rashica nuk është aktivizuar fare sonte në fitoren që Galatasaray e mori me rezultat 2:1 ndaj Konyasporit.

Në anën tjetër për mysafirët 90 minuta luajti futbollisti tjetër shqiptar i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi.

Të kujtojmë që Rashica debutoi te Galatasaray javën e kaluar kur u paraqit disa minuta në fitoren ndaj Kasimpasas. /Demokracia.com

Të ngjashme