Sport
Rashica titullar për Galatasarayn në takimin kundër Alanyasporit
Demokracia
18:02 | 23 Tetor 2022

Share:

Milot Rashica do të startojë nga minuta e parë për Galatasarayn në takimin kundër Alanyasporit.

Galatasaray dhe Alanyaspor përballen në Stamboll në kuadër të xhiros së 11-të në kampionatin elitar turk, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i gjigantit turk e ka vendosur Rashicën në 11-shen startuese, pas dy golave të realizuar në Kupën e Turqisë javën e kaluar.

Rashica do të luajë në krahun e djathtë të sulmit.

Ndeshja mes Galatasarayt dhe Alanyasporit nis nga ora 19:00./Demokracia.com/

Të ngjashme