Sport
Rashica reagon pas fitores ndaj Lituanisë: Topi nuk deshi që unë të shënoja, ndaj Suedisë të angazhohemi më shumë
Demokracia
23:07 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.

Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.

Pas ndeshjes në Prishtinë ka ardhur reagimi i futbollistit të Kosovës, Milot Rashica.

Futbollisti i Kosovës përkundër se nuk shënoi, u shpreh i lumtur me fitoren e skuadrës.

“Topi nuk deshi që të futej në rrjetë sonte nga unë”, deklaroi Rashica në “SuperSport Kosova”, përcjell Demokracia.com.

“Ne nuk luajmë individualisht, por për skuadrën”, tregoi ai.

“Mendoj se duhet të angazhohemi edhe më shumë ndaj Suedisë”, shtoi ylli vushtrrias. /Demokracia.com

Të ngjashme