Sport
Rashica për transferimin e dështuar: Nuk duhet të ketë ndonjë ndikim tek unë tani
Demokracia
15:40 | 02 Mars 2021

Share:

Edhe pse në dy afatet e fundit kalimtare nuk arriti të largohej, fokusi i Milot Rashicës aktualisht është Werder Bremeni.

“I kam shumë detyrime klubit. Jam i vetëdijshëm se duhet të rikthehem në formën time të vjetër”, tha futbollisti nga Kosova, shkruan Demokracia.com.

24-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Werder Bremeni.

Thjesht marrëveshja me Bayer Leverkusenin, Hertha Berlinin apo edhe Aston Villën nuk u arrit.

Kontrata e Rashicës me Werder Bremenin skadon në verën e vitit 2022 dhe dihet se edhe klubi do të donte të gjeneronte fonde nga shitja e tij.

“Fakti që transferimi nuk ka ndodhur dhe ka kaluar një kohë, nuk duhet të luaj ndonjë rol për tani”, tregoi futbollisti i Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme