Sport
Rashica nuk e harron vendlindjen, ndjek nga afër ndeshjen e Vushtrrisë
Demokracia
17:30 | 20 Mars 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka qenë i pranishëm në ndeshjen në mes Vushtrrisë dhe Vllaznisë në Ligën e Parë.

Rashica ishte duke e ndjekur lojën nga tribunat e stadiumit “Ferki Aliut”. Ishte sulmuesi i Norwich Cityt ai që ndau një fotografi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale për të treguar se po përcjellte nga shkallët e stadiumit takimin.

Ai është në Kosovë, pasi “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjatë muajit mars.

Rashica sa ishte pjesë e futbollit kosovar, luante te skuadra e Vushtrrisë, ku edhe arriti të shpallet kampion në vitin 2013./Demokracia.com/

Të ngjashme