Kombëtarja e Kosovës në futboll mund ta nisë ndeshjet e muajit shtator pa yllin e saj, Milot Rashicën.
Klubet elitare angleze po kërkojnë që të ndalojnë lojtarët në grumbullim më kombëtaret e tyre respektive, raportojnë mediat në ishull, shkruan Demokracia.com.
Asociacioni i Futbollit në Britani dhe Premierliga janë në bisedime me Departamentin për Digjital, Kulturë, Media dhe Sport rreth lehtësimit të rregullave për këtë rast.
Në rast se merret ky vendim, atëherë Kosova do të jetë pa Rashicën i cili aktivizohet te Norwich City.
“Dardanët” në fillim të muajit shtator takohen me Gjeorgjinë në udhëtim, pastaj e presin Greqinë në “Fadil Vokrri”.
Në të njëjtin stadium Kosova do të jetë nikoqire e Kombëtares së Spanjës. /Demokracia.com