Sport
Rashica mund të largohet nga Werder Bremeni, të vërteten e tregon Altin Lala
Demokracia
10:10 | 21 Mars 2021

Share:

Menaxheri i futbollistit të Kosovës, Milot Rashica, Altin Lala ka folur për të ardhmen e yllit kosovar.

Ai ka konfirmuar se Rashica nuk do të jetë më pjesë e Werderit derisa nuk ka treguar destinacionin e tij.

“Rashica tani ka arritur formën siç ka qenë më përpara. Shumë skuadra e kanë ndjekur dhe kanë dashur ta marrin, por ky vit ka qenë pak i vështirë nga Covid-19 dhe nga forma e Werderit. Transferimi te Leverkusen dështoi për pak minuta, ndërsa në fund të sezonit do të ketë ndryshime”, tha menaxheri i reprezentuesit të Kosovës, Altin Lala, në “Zona Gol”.

Rashica te Werderi u transferua nga Vitesse derisa ka kontratë deri në vitin 2022. Për të, interesim kanë shprehur Aston Villa e Bayer Leverkusen. Mbetet të shihet ku do të përfundojë. /Demokracia.com

Të ngjashme