Sport
Rashica me shokë marrin fitore të rëndësishme, ngjallen deri diku shpresat për ekzistencë
Demokracia
17:42 | 10 Prill 2022

Share:

Norwich City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj një rivali direkt për ekzistencë në Premierligë.

Skuadra e Milot Rashicës fitoi pastër 2:0 kundër Burnleyt, në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.

Lees Melou në minutën e 9-të dhe Pukki në të 86-tën minutë i siguruan pikët e plota skuadrës vendase.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica luajti për gjatë 90 minutave në këtë takim, por pa e arritur cakun.

Norwich City me këtë fitore mbetet në vendin e fundit me 21 pikë, tri më pak se Burnley që është në pozitën e 18-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme