Skuadra e Galatasaray ka mbajtur një minutë heshtje para seancës stërvitore për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë pak ditë më parë.
Ekipi nga Stambolli, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, u rreshtuan në mes të fushës duke nderuar mijëra njerëz që humbën jetën në pjesën juglindore të Turqisë, shkruan Demokracia.com.
“Para stërvitjes së sotme ekipi ynë teknik, futbollistët dhe personeli i klubit mbajtën një minutë heshtje për qytetarët tanë që humbën jetën në tërmetet. Me këtë rast urojmë mëshirën e Zotit për qytetarët tanë që humbën jetën, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në postimin e Galatasaray.
Teknik ekibimiz, futbolcularımız ve kulüp personelimiz bugünkü antrenman öncesinde, depremlerde hayatını kaybeden vatandaşlarımız için saygı duruşunda bulundular.
Bu vesileyle tekrar hayatını kaybeden vatandaşlarımıza Allah’tan rahmet, yaralılara acil şifa dileriz. pic.twitter.com/TIYk4OS7hh
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 8, 2023
Mbi 11 mijë persona humbën jetën në juglindje të Turqisë dhe Siri për shkak të tërmetit, përfshirë edhe disa lojtarë e trajnerë që u nxjerrën të vdekur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Tërmeti që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës kishte një magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter./Demokracia.com/