Werder Bremeni e ka mposhtur me plotë meritë Arminia Bielefeldin në udhëtim.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga, Werderi fitoi me rezultat të pastër, 0:2, shkruan Demokracia.com.
Milot Rashica luajti nga fillimi në këtë ndeshje, derisa bëri një paraqitje solide.
Madje, futbollisti i Kosovës asistoi te goli i Josh Sargentit sonte.
Ai u largua nga loja në minutën e 83-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Werder Bremeni renditet në vendin e 12-të në tabelë me 30 pikë të tubuara.
Kurse, Arminia ndodhet në vendin e 16-të me 19 pikë. /Demokracia.com