Skuadra e Milot Rashicës, Norwich po mposhtet keq në fushën e vet nga Brendford, shkruan Demokracia.com.
Norwich është duke pësuar me rezultat 0:3, derisa futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po luan si titullar në këtë takim.
Rashica ka arritur të shënojë gol në këtë takim në minutën e 67-të, por VAR-i ia anuloi atë për shkak se një bashkëlojtar i tij ishte në pozitë jashtë loje.
Pa dyshim në këtë situatë Rashica ishte shumë i pafat. /Demokracia.com