Werder Bremeni do të luajë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Regensburgut në udhëtim.
Bremeni që në radhët e veta ka yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën kërkon kualifikimin në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij kompeticioni, shkruan Demokracia.com.
Ky i fundit ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram se ai dhe bashkëlojtarët do të luftojnë për të prerë biletën për gjysmëfinale.
“Fokusi ynë tani është në DFB Pokal nesër. Ne do të luftojmë për gjysmëfinalen”, ka shkruar Rashica në Instagram.
View this post on Instagram
Kjo përballje fillon nga ora 18:30 në “Jahnstadion Regensburg”.
Kujtojmë se Milot Rashica ishte i grumbulluar me Kombëtaren “dardane” për ndeshjet e muajit mars. /Demokracia.com