Sport
Rashica: FFK na ka plotësuar të gjitha kushtet, asgjë nuk na mungon
Demokracia
23:14 | 01 Korrik 2023

Share:

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Milot Rashica, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Oxygen’ te Besim Dina.

Anëtari i Galatasaray, në këtë emision e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë Federatën e futbollit të Kosovës duke thënë, që ata u plotësojnë të gjitha kushtet.

‘Në fillim kur kam pranuar me luajtur për Kosovën, kushtet nuk kanë qenë mirë. Por tani gjithçka është fantastike. Duke u nisur nga gardëroba, akomodimi nē super-hotele dhe transporti me aeroplan privat. Pra nuk na mungon bash asgjë”, tha Rashica.

Kujtojmë që Rashica është një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së Kosovës.

Të ngjashme