Kolni dhe Werder Bremeni kanë barazuar në kuadër të elitës së futbollit gjerman.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Bundesliga, Kolni dhe Werder Bremeni kanë barazuar 1:1, shkruan Demokracia.com.
Për Kolnin, futbollisti shqiptar Elvis Rexhbeçaj luajti 71 minuta.
Kurse te Werder Bremeni, Milot Rashica luajti tërë ndeshjen.
Pas 24 xhirosh, Kolni ndodhet në vendin e 14-t me 22 pikë, kurse Werder Bremeni në vendin e 12-të me 27 sosh. /Demokracia.com